FLASH :

Pamje dramatike në Spanjë: Dy persona rrëzohen nga dallgët gjigante, shpëtohen nga rojet bregdetare

Një skenë e rrezikshme është regjistruar në rajonin e Galicës në Spanjë, ku dy persona u përplasën dhunshëm nga dallgët mbi një shëtitore buzë detit.

Pamjet tregojnë momentin kur çifti, duke injoruar paralajmërimet për motin e keq, u përfshi nga dallgët e fuqishme dhe u hodh në ujë para syve të dhjetëra qytetarëve të tmerruar.

Menjëherë pas incidentit, rojet bregdetare u hodhën në veprim dhe arritën t’i shpëtojnë të dy, duke shmangur tragjedinë. Autoritetet lokale kanë theksuar se moti i keq dhe paralajmërimet nuk duhet të neglizhohen, pasi rreziku në zonat bregdetare mbetet i lartë.