Edhe pas vendimit të dhomës së zgjidhjes së konflikteve, klubet nuk kanë paguar lojtarët dhe Komisioni i Disiplinës në FSHF, pas mbledhjes së sotme, i dënoi me 3 sesione merkato bllokim, për secilin rast, duke iu hequr mundesinë të regjistrojnë lojtarë të rinj.
Tirana dhe Skëndërbeu kanë marrë nga 3 dënime për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-futbollistëve të tyre.
Edhe pas vendimit të dhomës së zgjidhjes së konflikteve, klubet nuk kanë paguar lojtarët dhe Komisioni i Disiplinës në FSHF, pas mbledhjes së sotme (4 gusht), ka vendosur t’i dënojë me 3 sesione merkato bllokim, për secilin rast, duke iu hequr mundesinë të regjistrojnë lojtarë të rinj.
Ndërkohë është paralajmëruar Dinamo për shkak të ish-trajnerit Dritan Mehmeti, i cili gjithashtu nuk është shlyer me detyrimet e prapambetura.