Nëse ke humbur koleksionin e Javës së Modës në Paris në Shkurt, nuk ka problem. Për këtë kujdeset këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa.
Edhe pse moda ka marrë një kthesë drejt prerjeve vintage edhe në tapetin e kuq, të famshëm si Dua Lipa apo Miley Cyrus shkojnë disi kundër rrymës. Lipa u shfaq mbresëlënse në eventin e 28 Prillit në Chaplin Gala në Londër, në nder të regjisorit spanjoll Pedro Almodóvar. Ajo mbante veshur një fustan të Schiaparelli-t nga sfilata Vjeshtë-Dimër 2025.
Fustani rrjetë në ngjyrë çokollate ia doli të marrë vëmendjen e të gjithëve. E veçanta e fustanit qëndronte te fakti se kishte një miksim të ngjashëm me atë të “lëkurës së gjarprit”. Mos të flasim për bizhuteritë që rrinin perfekt te dekolteja e hapur.
I vetmi element që ajo nuk mori nga modelja që e prezantoi për herë të parë në sfilatë ishin këpucët.
