Një ekstrakt i nxjerrë nga bima e kanabisit redukton dhimbjen kronike të mesit pa rrezikun e varësisë, thotë një studim.
Shkencëtarët e një shkolle mjekësore në Hanover të Gjermanisë thonë se trajtimi i bazuar te bima e kanabisit mund të jetë “i pari që s’krijon varësi dhe i provuar klinikisht”. Zbulimi mund të ççojë drejt një strategjie “premtuese” klinike që njerëzit të trajtojnë dhimbjen pa efektin anësor të varësisë.
Në eksperimentin e publikuar në Nature Mediçine për ekstraktin VER-01 u përfshinë mbi 800 persona për 12 javë.
Personat që vuajnë nga kjo dhimbje kronike momentalisht “janë të kufizuar” ndaj mjekimeve anti-inflamatore që mund të shkaktojnë rreziqe afatgjata kardiovaskulare dhe gastrointenstinale.
Pjesëmarrësit thanë se kishin lehtësim të dhimbjeve dhe “rënie të shtuar” të simptomave përgjatë gjashtë muajve.
“VER-01 ishte përgjithësisht i pranuar mirë, ku efekti më i fortë anësor ishte marramendja afatshkurtër, përgjumja dhe të përzierat gjatë fazës së hershme të trajtimit”, thanë shkençëtarët. Ata shtuan se nuk kishte shenja për “përshkallëzim të dozës, abuzim, varësi apo simptoma të lënies.”