FLASH :

Oscar Pistorius fillon jetë të re me të dashurën miliardere, ndërsa nëna e Reeva-s lufton për jetën në spital

Ish-atleti paraolimpik Oscar Pistorius, i njohur për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp në Ditën e Shën Valentinit më 2013, është parë së fundmi duke shijuar jetën në një nga lagjet më luksoze të Afrikës së Jugut, i shoqëruar nga e dashura e tij e re, Rita Greyling – një konsulente biznesi dhe trashëgimtare e një prej familjeve më të pasura të vendit.

Pistorius, i cili u lirua me kusht në janar 2024 pas më shumë se 10 vitesh burg, është parë shpesh në restorante të frekuentuara nga elitës sociale, duke mbajtur për dore Greyling-un, e cila, sipas shumë vëzhguesve, ngjan shumë me Reeva Steenkamp.

Sipas burimeve pranë çiftit:
“Oscar është i dashuruar marrëzisht me Ritën. Ai është i përkushtuar dhe e sheh këtë lidhje si fillimin e një jete të re, me martesë dhe familje.”

Ndërkohë që Pistorius duket se po gjen lumturinë, nëna e Reeva-s, June Steenkamp, 78 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi pësoi një goditje në tru tre javë më parë. Miqtë e saj shprehen se ajo nuk është në gjendje të flasë apo të njohë të afërmit, madje mund të mos e kujtojë as vajzën e saj të ndjerë.

Një kontrast i dhimbshëm

Ndërsa Pistorius po jeton në një vilë luksoze në pronën 2 milionë paund të xhaxhait të tij në Pretoria, June Steenkamp është detyruar të shesë shtëpinë e saj për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe paaftësisë për të përballuar riparimet.

Në një intervistë të mëparshme, June ishte shprehur se e vetmja gjë që do t’i sillte paqe do të ishte “të kthehej Reeva”.

June dhe bashkëshorti i saj, Barry, i cili ndërroi jetë në vitin 2023, kishin përjetuar vështirësi të mëdha ekonomike pas vrasjes së Reeva-s. Reeva i ndihmonte financiarisht me të ardhurat e saj si modele dhe juriste në Johanesburg. Pas vdekjes së saj, familja Steenkamp u përball me diskriminim dhe u dëbuan nga banesa për shkak të borxheve.

Refuzimi për të falur

Barry Steenkamp, i cili pati një përballje emocionale me Pistoriusin në burg, i kërkoi këtij të fundit të betohej mbi Bibël se nuk e kishte vrarë qëllimisht Reeva-n. Pistorius refuzoi, gjë që Barry e pa si provë se ai ishte një vrasës i ftohtë dhe gënjeshtar.

June nuk e kundërshtoi lirimin me kusht të Pistorius, por dorëzoi një deklaratë të fuqishme ndikimi që çoi në urdhërimin e pjesëmarrjes së tij në programe për menaxhimin e zemërimit dhe dhunës në baza gjinore. Pistorius do të mbetet nën mbikëqyrje të rreptë deri në përfundimin e dënimit të tij në vitin 2029.

Një fillim i ri për Pistorius

Pistorius, tashmë 38 vjeç, ka rifilluar aktivitetet sportive dhe së fundmi mori pjesë në një triatlonë në Durban, duke arritur vendin e tretë në kategorinë për sportistët me aftësi të kufizuara. Ai ka filluar të frekuentojë kishën NG Kerk në Waterkloof dhe merret me punë vullnetare.

E dashura e tij e re, Rita Greyling, 33 vjeçe, vjen nga një familje me histori të gjatë në Afrikën e Jugut dhe është e njohur për aktivitetet e saj si modele dhe menaxhere. Ajo është një e krishterë e devotshme dhe thuhet se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

Megjithatë, miqtë e familjes Steenkamp theksojnë se ndërsa Pistorius po ndërton një jetë të re, pasojat e veprës së tij po rëndojnë akoma mbi familjen që la pas.

“Ai ka një shans të dytë, por June dhe Barry nuk patën asnjëherë mundësi të fillonin nga e para,” tha një mik i familjes per mediat .