Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në Vlorë, 5 grupe të krijuara me përfaqësues të OSBE-ODIHR po vëzhgojnë KZAZ-të dhe qendrat e votimit. Sipas informacioneve, edhe ditën e procesit të votimit dhe numërimit të votave, këto grupe do të jenë në qytet. Gjithashtu, grupe të OSBE-ODIHR do të vëzhgojnë proceset edhe në bashkitë Himarë dhe Selenicë, si dhe në bashkitë e tjera në rang qarku.







