FLASH :

Ora miliona euro e sekuestruar nga autoritetet në Kosovë rezultoi false, Mozzik thyen heshtjen

Reperi i njohur Mozzik, ka reaguar për herë të parë pas lajmit se ora e tij, e konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ka rezultuar të jetë e falsifikuar.

Ai ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram ‘Story’, ku ka shkruar thjesht: “Muhahahahha”, një reagim që shumëkush mund ta interpretojë tallës dhe ironik ndaj situatës që ka marrë vëmendje të madhe mediatike.

Nuk dihet nëse kjo ishte një përgjigje direkte ndaj lajmeve të fundit, por postimi ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.

Javën e kaluar, Mozzik u ndalua nga zyrtarët në Aeroportin e Prishtinës dhe iu sekuestrua një orë që dukej të ishte nga brendi luksoz Richard Mille, me vlerë të supozuar mbi 1 milionë euro.

Pas verifikimeve të kryera nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, përfaqësues ligjorë të markës zvicerane Richard Mille, është konfirmuar zyrtarisht se ora e konfiskuar nuk është origjinale, por një falsifikim.

Sipas deklaratës së tyre zyrtare, rezultatet e verifikimit i janë komunikuar edhe Doganës së Kosovës, dhe pritet që procedurat ligjore të vazhdojnë në vijim.

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se: Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille”, kanë shkruar kompania.