Ky është momenti kur Policia e Tiranës ka ndaluar dy të rinj me një automjet Mercedes S Class, me armë zjarri dhe armë të ftohta brenda në automjet.
Sipas vetë policisë, këto armë po transportoheshin drejt grupeve kriminale.
Mirëpo, me sa duket, policia e Ilir Prodës, i ka ruajtur në maksimum interesat e grupeve kriminale, duke mos lejuar që të rinjtë t’i çonin ato deri në destinacion dhe më pas të vepronin, por ua ka prerë hovin atyre rrugës.
Njoftim i Policisë:
Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Silent”, pasi dyshohet se furnizonin grupe kriminale me armë zjarri të modifikuara me silenciatorë.
Arbër Hasa, 19 vjeç, dhe Oldi Peca, 20 vjeç, të dy banues në Vorë, u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas” teksa transportonin katër pistoleta dhe një thikë. Sipas hetimeve, armët ishin në rrugë për t’u shitur tek grupet kriminale, me çmime që shkonin nga 2 mijë deri në 3 mijë euro për copë.
Burime policore thonë se armët dyshohet të vinin nga Kosova, dhe se të rinjtë janë të dyshuar për trafik armësh edhe në raste të mëparshme, megjithëse ende nuk është provuar lidhja e tyre me grupet e arrestuara më herët në linjën Kosovë–Shqipëri.
Në vijim të operacionit, policia ka ushtruar kontroll në banesën e një personi të lidhur me dy të arrestuarit, shtetasi G. Sh., 49 vjeç. Gjatë kontrollit u gjetën një dorezë metalike dhe një shkop gome. Ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Operacioni “Silent” konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj trafikut të armëve në kryeqytet. Materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Momentoi i arrestimit:







