FLASH :

Operacioni i SPAK kundër trafikut të drogës! Publikohet foto e anëtarit të grupit kriminal, kush është i kërkuari me 3 identitete!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Devid Patrut.

I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj.

Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Devid Patrut është anëtari i grupit  kriminal që akuzohet se ka trafikuar 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro.

Në kuadër të operacionit ndaj goditjes së grupit kriminal janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa në kërkim janë shpallur Ilir Lloshi dhe Devid Patrut.