FLASH :

Operacioni ‘Flakë në det’, SPAK kërkon 168 vite burg për ‘baronin’ e drogës Gëzim Çela dhe 12 të tjerë

SPAK lexoi pretencën për operacionin “Flakë në det”, duke kërkuar dënime të rënda për 14 të pandehurit që akuzohen për trafik droge në kuadër të një grupi kriminal. Seanca e radhës, ku do të zhvillohet mbrojtja e të pandehurve, është caktuar për më 27 qershor, ora 11:30.

SPAK lexon pretencën për operacionin “Flakë në det”. Prokuroria lexoi vetëm marzhin e dënimit. Ata kërkohet që të shpallen fajtorë për “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas raportimit të gazetares të Report Tv Keti Banushi, lënda narkotike nisej nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në det me velierën me emrin Vilua. Dy shtetasit e huaj, kur pikasën policinë, i vendosën flakën dhe tentuan të largohen me një varëse të vogël. Sipas hetimeve të SPAK, dyshohej që veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge.

Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
Gzim Cela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg
Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg
Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg
Arben Dalipaj 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg
Alket alias Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg
Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg
Kyrylo Ponomarego 13 vite burg / 8 vite e 4 muaj burg
Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg
Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg
Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg

Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojtja e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më datë 27 qershor, ora 11:30.

Operacioni “Flakë në det” u zhvillua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në muajin gusht të vitit 2023, ku të arrestuarit dyshohen nga organi i akuzës se kanë kryer trafik të lëndëve narkotike nëpërmjet rrugës detare.

SPAK dhe Policia kishin informacione për një shkëmbim të mundshëm të drogës në det të hapur, në zonën e Patokut (Kurbin), përmes gomoneve, të cilat u përdorën për të shkëmbyer hashashin me kokainë në det. Droga u soll nga dy ukrainasit.

Më 1 korrik 2024, SPAK çoi për gjykim grupin kriminal.

Sipas SPAK, është e provuar se Gëzim Çela dhe Arlind Ismailukaj janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që morën përsipër dhe organizuan trafikun e 41 kg heroinë, e cila u sekuestrua më 31 mars 2023, në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë. Gjithashtu konsiderohen si drejtuesit e grupit kriminal që më 14 Gusht 2023, është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.