Janë shoqëruar drejt paraburgimit në Tiranë të gjithë të ndaluarit nga operacioni i sotëm antidrogë, që u zhvillua në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit.
Shihet se ata janë me pranga në dhe nën masa të rrepta policie futen në autobus, ku jashtë ambienteve të policisë janë dhe familjarë të cilët ndihen të tronditur nga kjo gjë.
‘Jemi të shqetësuar, kanë ardhur kanë marr kalamajtë tanë. Na kanë ngritur nga gjumi dhe kanë bërë kontroll në banesë. Nuk kam asnjë informacion, tha një nga familjarët e personave të ndaluar.
‘Djali im ishte në punë, punon në ndërtim dhe ma kanë marrë’, tha një familjar tjetër.