FLASH :

ONE shpall ‘armik’ internetin shqiptar: Faqja e Kryeministrisë dhe mediat.al, të pasigurta sipas rrjetit!

Rrjeti “ONE” ka shënuar si të pasigurta një pjesë të mediave me domain “.al” dhe jo vetëm,  por edhe faqen e Kryeministrisë.

Në lajthitjen e saj, ONE udhëzon që të mos hysh në disa media informative, madje as në faqen e Kryeministrisë pasi është e pasigurtë.

Sipas lajthitjes së ONE, nëse aksesohet faqja e kryeministrisë apo mediave me domain “.al” mund të përpiqen të vjedhin të dhënat, si paswordet, mesazhet apo kartat e kreditit).