FLASH :

Objekt i dyshimtë pranë aeroportit të Danimarkës , mbyllet trafiku ajror për shkak të dronëve

Një video e publikuar së fundi tregon një objekt që fluturon ulët pranë aeroportit të Aalborg në Danimarkë, duke detyruar autoritetet të mbyllin si fluturimet civile, ashtu edhe ato ushtarake, ditën e mërkurë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pas ngjarjes së ngjashme që çoi në mbylljen e aeroportit të Kopenhagenit, duke shtuar shqetësimet për sigurinë ajrore dhe kërcënimet nga aktiviteti i paautorizuar i dronëve.

Policia daneze bëri të ditur se forcat e armatosura janë angazhuar në hetim, me qëllim identifikimin e autorëve dhe burimit të dronëve që kanë ndërprerë qarkullimin ajror.

Autoritetet vazhdojnë hetimet ndërsa udhëtarëve u bëhet thirrje të ndjekin njoftimet zyrtare për rifillimin e fluturimeve.