FLASH :

“O ylli i Fierit, më përdridheshe si pyrtekë domatesh”, Zegjine Çaushi nuk kursen Gaz Bardhin: Haje qofte te lokali i lagjes e pije xhin

Deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi, e cila gjatë fushatës elektorale kishte “pikë të dobët” rivalin e saj demokrat Gazment Bardhi, nuk i ka kursyer kritikat në Kuvend.

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetja socialiste iu drejtua Bardhit me tone sfiduese, duke rikujtuar përballjet e tyre në Fier dhe duke ironizuar praninë e tij në zonë gjatë fushatës.

Replikat e saj shkaktuan reagime në sallë.

Çaushi: I dashur Gazo që më përmende më në fund, kënaqësi të përballem këtu me ty se ta thashë aty te deti i Feirit po s’më besove o xhan. Ti Gazo, më shiko këtu në sy, shiko yllo ti erdhe në Fier për të pirë xhin o yll bote, atje në 2 të natës dhe për të shkëlqyer sytë xixa, gjithashtu edhe për të ngrënë qofte te lokali i lagjes, për këtë erdhe ti sepse nuk pati fierak për të të hapur derën. U kalove gjyshërve atje në Patos dhe nuk pranuan të të shihnin fare. Çfarë të bëri Roskoveci ty i dashur Gazo kur dole në pazar.

Ti ylli i Fierit për këto do mbahesh në Fier. Kanë kaluar kaq muaj nga zgjedhjet. Pse nuk ke shkuar aty? Ti duhet të ma dish mua për faleminderit që doktori nuk të hoqi nga aty vetëm për të mos më bërë mua qejfin? Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhi me atë trupin tënd si pyrtekë domatesh.