Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolorado të SHBA-s këtë të mërkurë, ku një i ri hapi zjarr në një shkollë të mesme duke plagosur dy nxënës dhe më pas vrau veten.
Sipas mediave , ngjarja ndodhi pak para orës 12:30 të mesditës, sipas orës lokale, në shkollën e mesme Evergreen, në zonën kodrinore të Kolorados, rreth 45 kilometra në jugperëndim të Denverit.
Zëdhënësja e zyrës së sherifit, Jacki Kelley, u tha gazetarëve në një deklaratë për shtyp se autori dyshohet të ketë qenë nxënës i kësaj shkolle. Por identiteti i tij nuk është bërë ende publik.
