FLASH :

Numërohen 1790 kuti/ PS forcë e parë në Shqipëri, e ndjek PD me 34%! Shehaj lë pas Bashën dhe Alibeajn

Janë numëruar 1791 kuti nga 5225 në total. PS kryeson në rang vendi me 240114 vota (52.54 %), e ndjekur nga PD me 157236 vota (34.40 %).

Forcë e tretë në rang vendi renditet PSD me 18236 vota (3.99%), ndërsa në vend të katërt Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 15560 vota (3.40%).

Ajo që bie në sy është se Partia Mundësia ka lënë pas Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës dhe Djathtas për Zhvillim të Enkelejd Alibeajt.

Partia Mundësia renditet në vend të pestë me 11806 vota (2.58%).

Partia Koalicioni Euroatlantik ka arritur të sigurojë deri tani 5082 (1.11%) ndërsa Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1578 vota (0.35%).