Një audio-mesazh i zbuluar së fundmi, i dërguar motrës së saj, tregon për gjendjen emocionale të rëndë që po përjetonte Alma Arrazi përpara se të mbytej në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj.
Në mesazh, Alma shprehet e dëshpëruar: “…po moj, po se njashtu ashtë, edhe se s’më dan, me pa dasht m’kishte kërku, ishte shpreh… po tu ba edhe p…. ……..Jo moj se s’jam tu ik…itu jam..”. Fjalët e saj tregojnë qartë braktisjen dhe mungesën e dashurisë nga bashkëshorti, duke dhënë sinjalet e një gruaje të lënduar dhe të pashpresë.
Ky është një nga mesazhet që po hedh dritë mbi dramën që parapriu njërën nga ngjarjet më të rënda që ka goditur Shkodrën në vitet e fundit.







