Moment historik për Bolonjën. Skuadra e drejtuar nga trajneri Italiano, mposhti Empolin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Kupës së Italisë, të vlefshëm për raundin gjysmëfinal, teksa në finalen e madhe do të përballet me Milanin.
Kësisoj bolonjezët sigurojnë finalen e Kupës së Italisë pas plot 51 vitesh. Hera e fundit që kishin arritur në një finale të kupës ishte sezoni 1973/1974.
Kujtojmë që në sfidën e parë Bolonja triumfoi me rezultatin 0-3, duke bërë që kualifikimi të ishte thjesht në formalitet.
Fabian dhe Dalinga ishin autorët e golave për vendasit, ndërkohë që golin e vetëm për Empolin e shënoi Kovalenko.