FLASH :

“Nuk hyjmë në vallen e dorëheqjeve sa herë ka një akuzë”, Rama flet në grupin e PS për kërkesën e SPAK për Ballukun

“Nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Kuvend sepse normalisht o pres raportin e Këshillit të Mandateve përpara se të them fjalën time shteruese për temën e imunitetit. Belinda Balluku mua ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, që kur iu ngrit akuza në fillim, jo për korrupsion. Akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tendera, pastaj ma ka sjellë përsëri me shkrim dorëheqjen kur u bë pezullimi dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mos vendimi i Kushtetueses, e kam hedhur unë poshtë idenë e dorëheqjen.

Pse dua që ta ndaj publikisht, sepse kam bindjen që në këtë fazën revolucionare, ku ndryshe nga vendet me drejtësi, në Shqipëri drejtësia sa ka nisur ta shijojë pavarësinë. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve, sa herë del një akuzë. Në do bëjmë punën tonë, drejtësia të vetën.

E di teorinë e dorëheqjes morale që nuk praktikohet kudo dhe kurdo, por sot në Shqipëri, por ku përmes SPAK ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin, por po bën një dëm mbi administratën duke e përmbysur faktikisht parimin e prezumimit të pafajësisë.

Qeverisja e vendit nuk mund të kurdiset dhe çkurdiset sa herë që ka një akuzë. Kjo nuk ndodh në Itali, as në Francë nuk ndodh gjithmonë, tha Rama.

Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e Këshillit të Mandateve. Por dua të ndaj me ju, diçka që e kam thënë pa praninë e publikut. Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen 3 herë, që kur iu ngrit akuza, jo për korrupsion. Ndërkohë që tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat për të ndërtuar veprat, akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tenderë, pastaj ma ka sjëllë me shkrim kur u bë pezullimi dhe pastaj edhe njëherë kur u ripezullua nga mosvendimi i GJK. Kam bindjen që në këtë fazë revolucionare, kur ndryshe nga vendet me drejtësi, në Shqipëri drejtësia sapo ka nisur ta shijojë pavarësinë, nuk mund të futemi në vallen e dorëheqjeve kur ngrihet një akuzë. Ne bëjmë punën tonë, drejtësia të vetën. E di praktikën europianë të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri kur përmes SPAK, drejtësia ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin dhe po bën dëm serioz kolateral për administratën, duke e përmbysur parimin e prezumimit të pafajësisë, mekanizmi i qeverisë së vendit nuk mund të ç’kurdiset kur prokuroria ngre një akuzë”, tha Rama.