Pas deklaratës së Ervin Salianjit se asnjë nuk mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike, Flamur Noka e ka hequr ish-deputetin nga grupi në Whatsapp i Kryesisë së partisë.
Burime pranë Kryesisë, kanë konfirmuar lajmin për gazetaren Danjela Maloku, e cila ka siguruar edhe një screenshot nga grupi në rrjetin social.
Në mbledhjen e kryesisë Salianji akuzoi drejtpërdrejt Flamur Nokën për gjendjen aktuale të PD-së duke i kërkuar dhe dorëheqjen. Më pas Noka iu përgjigj me akuza për Suel Çelën, kreu i bandës kriminale të Elbasanit, duke i thënë se ishte ai që i organizoi takimin në Elbasan.
Berisha tha se në momentin që Salianji ka bashkëpunuar me krimin, automatikisht është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike.
Kjo deklaratë u pasua më pas me largimin e Salianjit nga drejtimi i një njësisë nr. 6 në Tiranë, por ky i fundit si për t’i bërë karshillëk këtyre veprimeve, ishte sot në protestë me demokratët, por i distancuar nga figurat e partisë.










