FLASH :

Njerëzit mbetën të shtangur në palestër nga modelja që insiston se i ka linjat natyrale

Gracie Bon, modelja plus-size nga Panama me mbi 10 milion ndjekës në Instagram, ka lënë pa fjalë ndjekësit dhe frekuentuesit e palestrës me një video të re ku tregon format e saj “tërësisht natyrale”. Në klipin që ka marrë mbi 950 mijë pëlqime, 27-vjeçarja shihet duke bërë ushtrime me pesha të rënda, ndërsa një vajzë në sfond shfaqet e habitur nga pamja e saj. Gracie, e veshur me legjins gri dhe bluzë të shkurtër të zezë, duket e patundur nga shikimet dhe komentet rreth trupit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që influencerja has reagime të tilla. Më herët, ajo tregoi se gjatë një vizite në Disneyland ishte ndjerë në siklet nga sytë kureshtarë dhe filmimet e fshehta të vizitorëve, madje pranoi se i duhej të zinte dy vende në një prej lodrave. Megjithatë, Gracie mbetet e vendosur: “Nuk do të turpërohem nga format e mia. Kështu më ka bërë Zoti dhe nuk kam pse të ndryshoj për të kënaqur të tjerët”. Ndërsa përballë kritikëve që pretendojnë se format e saj janë të operuara, ajo publikoi foto të hershme për të provuar se gjithçka është natyrale.