FLASH :

Një tjetër surprizë! Justin Bieber publikon albumin e ri!

Justin Bieber duket se nuk ka në plan të ndalet! Ai ka publikuar albumin e ri, “SWAG II”, vazhdim i albumit të tij të shtatë, “SWAG”, i cili u publikua më 11 korrik.

Reklama gjigante të “SWAG II” u shfaqën në Londër, New York, Seoul, Sydney dhe Shanghai, të enjten e 4 shtatorit.

Megjithatë, “SWAG II” nuk është një version i vazhduar i albumit të mëparshëm, por një prurje krejt e re, me këngë të reja, sipas Billboard dhe tanimë, gjendet në të gjitha platformat muzikore.