FLASH :

Një sy gjumë dhe truri falenderon! Zbulimi i radhës nga shkenca

Hulumtimet nga University College London dhe University of the Republic tregojnë se një sy gjumë i shkurtër gjatë ditës lidhet me një volum më të madh të përgjithshëm të trurit.

Duke analizuar shenjat gjenetike dhe të dhënat nga MRI të mbi 35,000 pjesëmarrësve në UK Biobank, studiuesit zbuluan se truri i personave që flenë rregullisht gjumë të shkurtër gjatë ditës duket deri në gjashtë vjet më i ri se ai i atyre që nuk bëjnë gjumë ditën.

Ekspertët rekomandojnë që gjumi i shkurtër të zgjasë vetëm 20-30 minuta, për të freskuar kujtesën pa shkaktuar ndjesinë e lodhjes ose përkeqësuar gjumin e natës.