FLASH :

“Një makth në Tiranë”: Festivali ‘Keinemusik’ kthehet në skandal me radhë, kaos dhe turp ndërkombëtar

Festivali elektronik Keinemusik, i mbajtur mbrëmjen e djeshme në Liqenin Artificial në Tiranë, u përjetua si një katastrofë organizative nga mijëra pjesëmarrës. Radha disa orëshe, mungesa e shërbimeve bazike dhe pamundësia për të paguar me kartë e kthyen ngjarjen në një makth të vërtetë.

“I kam parë eventet më të këqija në botë, por kjo ishte poshtë çdo standardi. KTHENI PARATË!”, shkruan një pjesëmarrës i irrituar që kishte ardhur nga Turqia. Ndërkohë, mungesa e pikave për karikim dhe vonesat në shërbime sollën zemërim masiv dhe akuza për “vjedhje të pastër”. Organizatorët Sono Entertainment dhe ALPHA & GATE akuzohen për neglizhencë dhe mungesë totale përgatitjeje.

Eventi që pritej të ishte një festë e madhe, rezultoi një dështim që shumë e konsiderojnë si një njollë për Tiranën si destinacion turistik.