FLASH :

Një komandë ndaj Inteligjencës Artificiale kushton më shumë nga sa mendoni!

Një studim tregon se çdo problem që Inteligjenca Artificiale zgjidh, përkon me kosto të fshehura mjedisore.

Çdo fjalë në një komandë drejtuar IA zbërthehet në grupe numrash të quajtur “token ID” dhe dërgohen në qendra të mëdha të dhënash, disa më të mëdha se fushat e futbollit, që funksionojnë me qymyr ose gaz. Atje, kompjuterë gjigantë gjenerojnë përgjigjet falë qindra përllogaritjeve të shpejta.

I gjithë procesi mund të kërkojë 10 herë më shumë energji për t’u përfunduar sesa një kërkim i zakonshëm në Google, sipas Institutit Kërkimor të Energjisë Elektrike.

Pra, cili është dëmi i shkaktuar për çdo komandë që i japim IA? Për ta kuptuar, kërkuesit në Gjermani testuan 14 sisteme të mëdha të gjuhës (LLM) duke u bërë pyetje të lira dhe me alternativa. Pyetjet e ndërlikuara prodhuan mbi gjashtë herë më shumë dioksid karboni sesa pyetjet me përgjigje të shkurtra.

LLM-të “më të zgjuara” dhe me më shumë aftësi arsyetimi, prodhonin mbi 50 herë më shumë dioksid karboni për të njëjtën pyetje.

Pyetjet e ndërlikuara kërkojnë më shumë energji për shkak të shpjegimeve të gjata për të cilat Inteligjenca Artificiale është trajnuar të japë. Gjithashtu, një ‘chatbot’ shpenzon kohë duke treguar mirësjellje.

Sipas Maximilian Dauner, përdoruesit duhet të jenë më të drejtpërdrejtë, të përcaktojnë gjatësinë e përgjigjes dhe ta kufizojnë në një ose dy fjali apo t’i thonë që nuk kërkojnë shpjegim.

Njëkohësisht, jo të gjitha modelet e IA krijohen njësoj.

Një inxhinier progamesh që zgjidh probleme kodimi çdo ditë është më mirë të përdorë një IA të posaçëm për këtë. Por kur një nxënës kërkon ndihmë për detyrat, përdorimi i Inteligjencës Artificiale rezulton si të jetë duk përdorur një makinë llogaritëse dixhitale me energji bërthamore.

Studimi tregon se konsumimi i energjisë varet nga afërsia e përdoruesit me pikën lokale të eenergjisë dhe pajisjet që përdoren për të vënë në funksionim modelet e IA.

Shumë kompani nuk japin informacione për konsumimin e energjisë, madhësinë e serverit apo teknikat e optimizimit që mund t’i ndihmonin kërkuesit të bënin një vlerësim të saktë. Duke qenë kompanitë më transparente me këtë pjesë, njerëzit do të ishin më të ndërgjegjshëm për përdorimin e IA duke e pyetur veten nëse e kanë të nevojshme apo mund t’i drejtohen një burimi tjetër.

Një tjeër pikë ku ndalet studimi është vendosja e sistemeve të Inteligjencës Artificiale në shumë kompani duke mos u dhënë mundësi zgjedhjeje përdoruesve sesa apo kur ta përdorin.

Këtu përmendet kërkimi në internet, IA te mesazhet apo rrjetet sociale, një lloj gare për ta përfshirë IA në gjithçka dhe duke shkaktuar pasoja serioze në planet.

Opsioni më i mirë që Inteligjenca Artificiale të mos shpenzojnë shumë energji mund të jetë gjetja e një mënyre efektive. Sigurisht që IA nuk është industria e vetme që konsumon shumë energji, por kjo nuk do të thotë se ndikimi i saj në mjedis nuk është një problem.