FLASH :

Një ëndërr e ndërprerë: vdes në aksident studentja e shkencave në Itali

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Trieste, ku humbi jetën Marta Giannelli, një 25-vjeçare me origjinë nga Melzo, në provincën e Milanos. E reja, e cila punonte si kërkuese shkencore, u përplas nga një automjet tip Jeep teksa po kalonte rrugën në Via Fabio Severo, një zonë e ndriçuar pranë kampusit universitar.

Sipas dëshmitarëve, makina nuk ka frenuar dhe përplasja ka qenë fatale. Trupi i vajzës u hodh disa metra më tej, ndërsa automjeti përfundoi mbi ndarësen mes korsive duke shembur barrierat metalike. Pasagjeri ishte një punonjës i Bashkisë së Triestes, i cili rezultoi negativ në testin e alkoolit.

Ndihma e parë iu dha menjëherë nga një mjeke që ndodhej rastësisht në vendngjarje, e cila nisi reanimimin. Ekipi i emergjencës 118 vijoi përpjekjet, por fatkeqësisht ato nuk patën sukses.

Marta Giannelli kishte mbaruar studimet për Kimi në Universitetin Shtetëror të Milanos në shkurt 2024 dhe prej një viti jetonte në Trieste, ku kishte fituar një bursë kërkimi pranë Departamentit të Shkencave Kimike dhe Farmaceutike. Profesorja e saj, Barbara Milani, u shpreh e shokuar:

“Marta ishte një vajzë e shkëlqyer, plot pasion e ide. Nuk mund të vdesësh kështu, në moshën 25-vjeçare. Është e papranueshme.”

Vdekja e saj ka tronditur komunitetin akademik dhe miqtë e saj, duke lënë pas dhimbje dhe shumë pyetje pa përgjigje.