Gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili po shqyrton çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nga një personazh i harruar, u rikthye befas në qendër të vëmendjes mediatike, në një fushatë presioni, intimidimi baltosje ndaj tij nga mediat pro-qeveritare, në përpjekje për ta trysnuar që të japë një masë më të butë se sa arresti me burg për qytetarin e parë të kryeqytetit.
Ky gjyqtar rezulton se është gjyqtari që dënoi ministrin e parë socialist të “Rilindjes”, ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Asokohe të gjithë duartrokitën, të majtë e të djathtë, si i aktin e par serioz të gjyqësorit ndaj ekzekutivit të pa fre.
Sot që gjyqësori ka avancuar aq shumë, sa që në rrugën e tij i kishin ngelur vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri, situata paraqitet ndryshe.
Muaji i Mjaltit mes shumicës dhe sistemit të drejtësisë ka mbaruar. Mediat e majta e kanë linçuar gjyqtarin me akuza nga më të pabesueshme.
Duket e pabesueshme se si ky gjyqtar, nga dje-sot, është kthyer nga hero, në të akuzuar si i korruptuar, vetëm sepse ka në dorë çështjen e Veliajt. Por edhe më e çuditshme është që ai është sulmuar nga disa portale opozitare, ndërkohë që mbrohej nga një tjetër media pranë Veliajt.
Tani si i bie, që nëse ai e lë Veliajn në burg, do jetë maskara për opozitën që e akuzon, dhe do të jetë hero për median pranë Veliajt?
Në kaosin politik dhe mediatyik ka dhe çudira të tilla.
Mund të hamendësojmë se portalet opozitare e akuzojnë në formë presioni që ai mos të guxojë të zbusë masën ndaj Veliajt, duke shkërrmoqur kauzat e deri tanishme opozitare. Ndërsa portali pro Veliajt e merr në mbrojtje gjyqtarin, meqë u sulmua nga opozita, dhe në këtë rast për ta mikluar.
Një pahçavure më vete.
Por ajo që është e sigurt është ser nëse gjyqtari mbetet në vijën e heroit falkonesk që nisi qysh me Tahirin, ai i bën një shërbim të mirë shtetit të së drejtës, politikës dhe biznesit.
Nëse ai del mbi presionet dhe i qëndron besnik librave të ligjeve ky është një shërbim që na bëhet të gjithëve.
Është një garanci për të ardhmen që asnjë politikan nuk do të persekutohet politikisht.
Dhe është garanci mbrojtëse për biznesin, që askush nuk do të mund ta ngrejë apo ulë, sipas orekseve politike.
Është një standard për të gjithë gjyqtarët, që meritojnë një drejtësi të pavarur.
Hapi i tretë i gjyqtarit Pëllumbi, pasi t’u rezuistojë erërave të lehta të fillim-Vetingut politik dhe stuhive në kulmin e shtrëngatës që po i jep fundin një republike, për të nisur një të re, do të jetë që të jetë shëmbëlltyra dhe mburoja juridike, që në të ardhmern asnjë media të mos guxojë të shantazhojë, shpifë dhe të sulmojë gjyqtarët, në stilin e Berluskonit të ditëve më të mira apo të Trumpit të kësaj dekade, dy populistë, feministë dhe prestigjatorë mediatikë, që kushedi përse i kishin kaq “për zemër”, gjyqtarët.