FLASH :

Nis të japë fryte shteti totalitar/ Mungon Spiropali, s’ka parlament të enjten, edhe pse ka nënkryetar që mund ta drejtojë!

Në një njoftim të paprecedentë, është bërë e ditur se Parlamenti nuk do te ketë seance plenare të enjten.

Senca është shtyrë  për të hënën me kërkesë të mazhorancës.

Shkak për këtë lëvizje, lidhet me mungesën e kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila do te jetë të enjten në Ukrainë.

Duket absurde që Parlamenti të ndalë punimet, për shkak se mungon kryetarja, kur ky institucion nuk ka dhe nënkryetar.

Por duket se mazhoranca socialiste, e dalë edhe më e fortë nga zgjedhjet e fundit, po i shfaq që tani prirjet e saj totalitare, për të kapur çdo qelizë të shtetit dhe të jetës parlamentare.

Duket qartazi një urdhër i Ramës që të pritet Spiropali, duke vlerësuar rolin e saj si një luftëtare e flaktë e kryeministrit, të cilin e ka krahasuar me Skënderbeun, duke u bërë gazi i botës, por kanakarja e shefit.

Kështu që bën sens se përse një ushtare kaq e devotshme është e domosdoshme për çdo seancë parlamentare, e jo më tani, kur në mbyllje të kësaj legjislature.

Gjithashtu të lodhur nga fushata politike, deputetët e duan dhe nga pak pushim, për këtë arsye, kjo shtyrje nuk ka hasur në asnjë kundërshtim të opozitës.