Shërbimi veterinar ka nisur hapjen e gropave për groposjen e kafshëve të ngordhura në Skënderbegas, pas shqetësimeve për rrezikun e përhapjes së një epidemie të mundshme. Autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet e ndjeshme dhe kërkon ndërhyrje të shpejtë e të koordinuar për të garantuar sigurinë e banorëve dhe mjedisit.
Ekspertët theksojnë se asgjësimi i sigurt i kafshëve dhe dezinfektimi i zonës janë hapa të domosdoshëm për të shmangur ndotjen e ujërave dhe përhapjen e sëmundjeve, ndërsa banorët apelojnë për vazhdimin e operacionit pa vonesa.

