Sot ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit dhe një ndër zërat më të fortë dhe më të vendosur të kësaj fushate është padyshim Jorida Tabaku. Me një mesazh të sinqertë drejtuar qytetarëve shqiptarë, ajo ka publikuar një video ku ndalet te realiteti i përditshëm i shumë shqiptarëve që përballen me vështirësi të panumërta.
“Gjatë javëve që lamë pas kemi dëgjuar histori nga çdo cep i vendit, histori sfidash, përballjesh, punë të ndershme e sakrificash që shpesh nuk shpërblehen,” shprehet Tabaku, duke i dhënë zë shqetësimeve të atyre që ndihen të harruar.
Ajo përmendi nënat që përballen me sfida të mëdha në rritjen e fëmijëve, të rinjtë që mendojnë emigrimin si zgjidhje të vetme, dhe bizneset e vogla që përplasen përditë me një sistem që nuk i mbështet.
Me një mesazh të qartë dhe frymëzues, Jorida bëri thirrje për bashkim: “I ftoj të gjithë njerëzit e ndershëm, punëtorë, çdo qytetar që ka humbur shpresën, që ka pasur zhgënjime e mllef, të na bashkohen më 11 maj. Sepse kjo nuk është vetëm një betejë politike, është një rrugëtim për familjen shqiptare, për demokracinë dhe për të ardhmen që meritojmë.”
Fushata sapo ka nisur, por mesazhi i Joridës është i qartë dhe thekson se ndryshim fillon me zërin dhe votën e çdo qytetari që beson për një të ardhme më të mirë.







