PS e Vlorës kërkon në KQZ shtyrjen e orarit të votimit deri në orën 22:00 të datës 11 maj, me argumentin se një pjesë e votuesve e ka të pamundur të votojë për shkak të “Giro d’Italia”.
Kërkesa e protokolluar në KQZ dhe që mban firmën e Bledi Çuçit thotë:
“Bazuar në këtë informacion dhe duke vlerësuar se lëvizja e qytetarëve drejt këtyre qendrave mund të jetë e vështirësuar apo e pamundur për një pjesë të ditës, kërkojmë që për të gjitha këto qendra të shtyhet orari i votimit deri në orën 22:00. Vlerësojmë se kjo shtyrje e orarit është e domosdoshme për të garantuar ushtrimin e së drejtës kushtetuese për të votuar dhe për të siguruar një proces zgjedhor të papenguar, ku çdo qytetar të ketë mundësi për të ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur.”







