FLASH :

Nikoll Lesi: Pezullimi i Ballukut, jokushtetues, GJK ta rrëzojë

Nikoll Lesi, botues i “Koha Jonë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se pezullimi i zv/kryeministres Belinda Balluku nga GJKKO është antikushtetues dhe tha se Gjykata Kushtetuese duhet ta rrëzojë. 

“Në kët rast, mendoj se kryeministri është në të drejtën e tij dhe për mua, me aq sa kam parë juristë me emër, pezullimi nga gjykata i një anëtari qeverie për mua është jokushtetues. Nuk mund të pezullojë gjykata ministren.

Po sikur një prokuror tjetër të pezullojë një ministër tjetër, pezullohet gjysma e qeverisë. SPAK dhe gjykata mund të kërkonin heqjen e imunitetit. Pezullimi në këtë rast, mendoj se është jokushtetues dhe mos gaboj, me aq sa kuptoj, GJK do ta rrëzojë Gjykatën e Posaçme për pezullimin. Për të tjerat është SPAK që ka të drejtë të hetojë ç’të dojë”- tha Lesi.