Një mësues i shkollës 9 vjeçare në Rrajcë Skënderbej është arrestuar pasi akuzohet nga dy nxënëse të mitura për ngacmim seksual.
Mësuesi Fatmir Hoxha u kallëzua nga dy familja të dy nxënëseve të moshës 13 dhe 14 vjeçe, të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.
Komuniteti kishte kërkuar më herët largimin e tij nga puna për shkak të sjelljeve të pahijshme të mësuesit 55 vjeçar.
Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë tek të miturat si edhe familjarët e tyre.
Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve.
Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar.