FLASH:

Nga Visi i Pojës në Durrës tek pronari i autobusëve në Fier, ia kë goditi megaoperacioni Itali-Shqipëri

Nga operacioni i SPAK është ndaluar në Fier administratori i një shoqërie transporti udhëtarësh, Ligor Çombashi. Është lëshuar, ndër të tjera, urdhër-arrest edhe për një avokat në Durrës dhe një ish-punonjës policie. Masë sigurie është dhënë edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si “Visi i Pojës”, por masa ende nuk është ekzekutuar.

Në orën 11:30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e operacionit Ura do të jetë kreu i  SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. 

Përshëndetje,
Së pari uroj të jeni mirë! Në orën 11:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet italiane për operacionin e përbashkët mbi trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do t’ju kërkoja të paraqiteni në orën 11:10 qe te mund te hyni dhe te jemi gati per fillimin e perpikte. Për shkak të hapsirave të kufizuara është e pamundur për të pasur me vete kamerat tuaja.
Konferenca do të zhvillohet me regji qendrore të RTSH-së nga ku mund të merrni sinjalin ose do t’ju dërgohet nje link, pak para fillimit te konferences.
Do të ketë edhe pyetje përgjigje që lidhen vetëm me operacionin
, njoftoi SPAK.