FLASH :

Nga “vajza më me qime në botë” te dashuria e re: Supatra rilind pas ndarjes nga bashkëshorti!

Supatra “Natty” Sasuphan, 25 vjeç nga Bangkoku i Tajlandës – e njohur dikur si “vajza më me qime në botë” – ka zbuluar përmes rrjeteve sociale partneren e saj të re, me të cilën është në një marrëdhënie civile dhe ka festuar shtatë muaj dashuri. Ky lajm vjen shtatë vite pasi Supatra deklaroi publikisht martesën me “dashurinë e jetës së saj” në vitin 2018.

Supatra vuan nga një sindromë e rrallë gjenetike e quajtur Ambras Syndrome (ose “Sindroma e Njeriut-Ujk”), e cila shkakton rritje të tepruar të qimeve në fytyrë, veshë, krahë, këmbë dhe shpinë. Në vitin 2010, ajo u shpall nga Guinness World Records si adoleshentja më me qime në botë.

Megjithatë, prej rreth shtatë vitesh, Supatra ka zgjedhur të rruajë trupin rregullisht, duke mbajtur vetëm flokët e kokës, dhe paraqitja e saj ka ndryshuar ndjeshëm.

Në postimet e fundit në Facebook, ajo ka ndarë imazhe të dashurisë me partneren e saj të re, ku shihet duke e ngritur në ajër dhe duke e shikuar me dashuri. Një prej përshkrimeve shkruante: “Gëzuar përvjetorin 7 mujor ❤️”. Çifti është parë në parqe, festa e deri te momentet romantike në plazh.

Ndërsa nuk është bërë e qartë arsyeja e ndarjes nga bashkëshorti i saj i mëparshëm, postimet e fundit përmbajnë fraza kuptimplota si: “E lirë si oqeani”, “Çdo moment është një fillim i ri”, apo “Nuk është kurrë vonë për të filluar sërish”.

Në moshën 17-vjeçare, Supatra kishte shpërndarë foto me bashkëshortin e saj dhe e kishte quajtur “dashuria e jetës sime”. Por duket se nga viti 2024 gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht.

Në një intervistë më herët, Supatra kishte rrëfyer se ndonëse është përballur me ngacmime gjatë fëmijërisë, ajo e konsideron veten të veçantë: “Të jesh me qime më bën të veçantë. Kjo është dita më e lumtur e jetës sime!”

Sindroma e saj është aq e rrallë sa vetëm disa dhjetëra raste janë dokumentuar që nga Mesjeta. Për shkak të pamjes, njerëz si Supatra janë përbuzur historikisht dhe nganjëherë etiketuar si “njerëz-ujq”.

Megjithatë, përkundër sfidave, Supatra mbetet një simbol i forcës, pranimit dhe dashurisë – duke e ndërtuar jetën e saj përtej paragjykimeve dhe diagnozës.