FLASH :

Nga skandali në Paris tek rikthimi surprizë: Luana Alonso sfidon gjithçka me një mesazh të vetëm – “Rikthehem vitin tjetër!”

Notarja paraguaiane Luana Alonso, e cila shkaktoi bujë në Lojërat Olimpike të Parisit për postimet e saj glamuroze dhe përjashtimin e papritur nga fshati olimpik, ka njoftuar për një rikthim të mundshëm në sportin e saj. Në një postim në Instagram, 21-vjeçarja iu përgjigj pyetjes së një ndjekësi nëse planifikon të rikthehet në garat olimpike: “Vitin tjetër rikthehem… por nuk e di nëse do të kthehem në garat konkurruese.”

Alonso u bë virale për fotot në rrugët e Parisit dhe për shoqërimin me sportistë të njohur si Rafael Nadal. Megjithatë, para përfundimit të Lojërave, ajo u përjashtua për “krijimin e një atmosfere të papërshtatshme”, pasi dyshohet se shpërqendronte shokët e ekipit dhe refuzonte të respektonte kodin e veshjes së delegacionit. Pas dështimit për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e 100m flutur, ajo shpalli pensionimin dhe hapi një llogari në OnlyFans.

Përkundër deklaratës së mëparshme se “gara e fundit do të jetë në Olimpiadë”, Alonso ka sinjalizuar se mund të rikthehet në pishinë. Ndërkohë, ajo është fokusuar në studimet për Shkenca Politike në SHBA, duke deklaruar ambicien për t’u bërë Ministre e Sportit në të ardhmen.