FLASH :

Nga seriali në një thesar 400-vjeçar: Zbulimi tronditës i një fillestari pas vetëm dy muajsh me detektor!

Një burrë britanik zbuloi një thesar me vlerë rreth 50,000 paund vetëm dy muaj pasi nisi një hobi të ri, i frymëzuar nga seriali i famshëm komik i BBC-së, Detectorists.

Steve Hickman, 59 vjeç, nga Princes Risborough në Buckinghamshire, bleu një detektor metali të dorës së dytë në eBay pas shikimit të serialit me Mackenzie Crook dhe Toby Jones. Ai siguroi leje për të kërkuar në një fermë afër shtëpisë së tij – një zonë ku thuhej se nuk ishte gjetur asgjë me vlerë prej më shumë se një shekulli.

Në një ditë me shi në shkurt të vitit 2023, Hickman hasi një sinjal të fortë nën tokë dhe zbuloi një enë balte të thyer, e mbushur me 1,064 monedha argjendi që datonin nga koha e Elizabeth I në vitet 1560 deri te Charles I në fillim të viteve 1640. Monedhat më të reja ishin prodhuar vetëm pak muaj para Betejës së Aylesbury gjatë Luftës Civile Angleze.

“Ndihesha sikur kisha një lidhje personale me historinë – po ulesha në të njëjtin vend ku dikush i kishte fshehur këto monedha 400 vite më parë,” tha Hickman.

Thesari përfshin 409 shilinga argjendi të Charles I, disa prej të cilave janë prerë në Aberystwyth dhe Oxford, me një vlerë të rrallë historike. Mendohet se ena mund të ketë qenë një fond page për ushtarët, ose kursimet e fundit të një familjeje që kërkonte të arratisej.

Zbulimi është regjistruar zyrtarisht dhe do të shitet më 12 qershorEssex Coin Auctions. Hickman i ka shprehur mirënjohje aktorit Mackenzie Crook: “Pa atë serial, kurrë nuk do të kisha nisur këtë aventurë.”

Auctionieri Adam Staples e cilësoi si një zbulim “të mrekullueshëm”, që hedh dritë mbi një periudhë dramatike të historisë angleze.