Në zgjedhjet e fundit parlamentare, një fenomen i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi deputetë të rinj, të panjohur dhe pa kontribut të dukshëm politik, kanë arritur të sigurojnë një numër të lartë votash. Këto rezultate kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si këta kandidatë, të cilët nuk njihen si figura të spikatura publike, kanë arritur të fitojnë mbështetje të tillë të gjerë. Shembulli më i mirë sesi Edi Rama nëpërmjet bandave, po mban pushtetin duke u blerë votat shqipeve me lekët e krimit, trafiqeve dhe korrupsionit.
Një nga shembujt më të diskutueshëm është ai i Orlando Rakipit, i cili është djali i Aqif Rakipit, një politikan i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se është një emër i ri në politikë dhe pa një karrierë të spikatur publike, Orlando Rakipi arriti të renditet ndër më të votuarit. Kjo ka shtyrë shumë analistë të dyshojnë se ndikimi i babait të tij dhe financimi nga grupe të dyshimta kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë sukses.
Por ky nuk është një rast i izoluar. Në Elbasan, Saimir Hasalla, dhëndri i Aqif Rakipit, gjithashtu arriti të fitojë një numër të lartë votash. Kjo tregon një model të përsëritur, ku emrat e lidhur me figura të përfolura për lidhje me krimin e organizuar sigurojnë mbështetje të gjerë elektorale.
Në Durrës, Arked Balla është një tjetër rast i ngjashëm. Edhe ai, një kandidat i ri dhe i panjohur për publikun e gjerë, ka marrë një numër të konsiderueshëm votash. Dyshimet për mbështetje nga grupe të strukturuara kriminale kanë qenë të pranishme edhe në këtë rast.
Një nga rastet më të bujshme është ai i Sara Miles në Elbasan. E panjohur më parë në politikë, ajo ka dalë me rekord votash dhe si më e votuara me diferenë të thellë nga të tjerët në këtë qark. Suksesi i saj elektoral dyshohet se është ndihmuar nga Suel Çela, një drejtues i krimit të organizuar në Elbasan, i shpallur në kërkim për një listë të gjatë veprash penale.
Këto raste ngrejnë pyetje serioze për mënyrën se si po formësohet përfaqësimi politik në vend dhe për rolin e parasë dhe ndikimit kriminal në zgjedhje. Si duket më shumë se deputetë përfaqësues të vullnetit të qytetarëve, në fakt këto rezultate tregojnë një produkt të një një sistemi të deformuar nga paraja dhe ndikimi kriminal.