FLASH :

Nga pakot me lekë drejt Shqipërisë te lista me pagesa ku del dhe mekaniku barez/ Ganaj i thotë Çobës pasi prishet pazari për kokainë: Ok bisha, puç!

Vazhdojnë të dalin detaje të tjera mjaft interesante nga dosja voluminoze e Prokurorisë së Barit lidhur me trafikun e kokainës dhe të heroinës nga Shqipëria drejt Italisë.

Në rastin e radhës, kreu i klanit mafioz, Adi Çoba, instrukton Agron Ganajn, korrierin e tij, për lëvizjet që duhet të bënte për të dorëzuar 12 kilogram heroinë tek Michele Sterlicchio.

Policia ka aerritur të dokumentojë momentin kur Agron Ganaj hyn në banesën e Sterlicchios, ku më pas edhe i prisnin “bukët” e heroinës, të cilën ata e quanin “e zeza”.

Nga bisedat del se ajo shitej në Bari me 6 mijë euro kilogrami, por në një rast ital;ianët nuk pranuan ta merrnin em atë çmim, por 5.500 euro, për shkak se sipas tyre puna kuishte rënë dhe se cilësia nuk ishte si e mëparshmja.

Detaj mjaft interesant është ai i paketimit të parave që Ganaj do të transportonte nga Italia drejt Shqipërisë, për t’ia çuar Çobës. Paketimi duket në mënyrë perfektë me celofan dhe i ndarë në dy qesë, në mënyrë që të merreshin sa më tepër para të ishte e mundur.

Në një tjetër rast, borxhlinjtë italianë, që u detyroheshin shqiptarëve shuma të ndryshme të mbartura, u ofrojnë në këmbim një Audi A6, fotot e të cilës, Ganaj ia dërgon Çobës, sikurse ka dalë nga dekriptimi i aplikacioneve që ata përdornin.

Një element komik është dhe forma e komunikimit e “mafiozëve” shqiptarë.

Në rastin e një hezitimi për të konkluduar pazarin e kokainës, pasi për momentin nuk bien dakord për çmimin, pasi Çoba e urdhëron Ganajn të mos procedojë, ky i fundit i përgjigjet: “në rregull bisha, puç”.

Nga mesazhet që ata kanë këmbyer me njëri tjetrin, Çoba dhe Ganaj, shihej dhe një listë që Ganaj mbante në Bari, ku shënoheshin pagesat që i kishte dhënë personave të implikuar në trafik, apo edhe vlerat që u detyroheshin italianët.

Prokuroria ka arritur të zbulojë edhe një vlerë prej 300 eurosh, që i jepej “Franceskos”, i cili rezulton se ishte mekaniku i një servisi, i cili çmontonte pjesët e makinës së koerrierit Ganaj, ku qëndronte droga, e cila më pas merrej nga ky i fundit në qese për t’u çuar në destinacion.