Spoti më i freskët nëpër rrjete sociale i Klevis Balliut, është shëmbëlltyra më e mirë, se edhe brezi i ri në Parëtinë Demokratike, është një brez pa shije dhe pa ide.
Kjo ndodh kryesisht për arsye nepotizmi.
Babai i Klevisit, Fahriu, i cili dikur shkruante me zell për Enver Hoxhën, më pas u katapultua si demokrat i zjarrtë, pak a shumë si trajektorja e vetë Berishës.
Në kohën kur Saliu ishte në pushtet, Fahriu ishte zëri më i bindur dhe antipatik i pushtetit, pak a shumë sikurse është Bollino sot.
Më pas ai dhe e bija u rishpikën si ndërtues dhe vunë jo pak pasuri.
Me këtë pasuri, Fahriu dërgoi djalin me studime në Londër.
Në Britani, ku është dhe kulturë urbane, Klevisi duket se u specializua më tepër në shotsat e pubeve se sa në dije dhe formim.
Dhe me ato mend u kthye dhe në Shqipëri, ku sot si model ndryshimi, u sërvir për propagandë shqiptarëve një tavolinë me ushqime, fiks si tavolinat me pahçe, nga e cila babai i tij nga pioner në milioner, nuk hiqte dot dorë.
Kjo dalje e Klevisit është kritikuar fort dhe nga zëra autoritarë brenda PD dhe pranë familjes Berisha.
Por kur rruga për nga mendja kalon nga stomaku, kur subkoshienca të flet për pahçe e ushqime, kjo tregon se jemi ende në gjendjen fillestare, ku nuk kemi përmbushur ende nevojat primare, e jo më të mendojmë më pas për të zgjidhur realisht për problemet e popullit.
Klevisi dhe Fahriu s’kanë mbushur ende barkun e tyre, e jo më atë të popullit.