Tashmë nuk është më e fshehtë! Billie Eilish dhe aktori Nat Wolff kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre romantike. Çifti është fotografuar duke shkëmbyer puthje gjithë pasion në ballkonin e një vile në Venecia.
Në fotot e qarkulluar në mediat e huaja, duket se Eilish dhe Wolf po kalojnë pak kohë të lirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Itali. Në një foto Wolff duket teksa i vendos duart rreth qafës Eilish, duke e tërhequr rreth vetes më t’i dhuruar më pas një puthje.

Në disa foto të tjera fituesja e nëntë çmimeve Grammy shihet teksa me kamerë kap pozat e të dashurit të saj në ulur në ballkon me një gotë verë në dorë.
Lidhja e tyre filloi të përflitej që në mars të këtij viti, kur të dy u panë duke dalë së bashku nga çmimet iHeartRadio Music Awards 2025. Megjithatë, burime pranë këngëtares e kishin quajtur atë vetëm një miqësi të ngushtë dhe mohuan çdo lidhje romantike.


Në të njëjtin muaj, Page Six publikoi foto ekskluzive të çiftit duke kaluar kohë së bashku në bare të ndryshme në New York, duke treguar afeksion të hapur ndërmjet tyre.
Në nëntor 2023, Billie Eilish kishte zbuluar publikisht se ndihej tërhequr fizikisht nga gratë, por njëkohësisht ndjehej e intimiduar nga bukuria dhe prania e tyre. Këngëtarja shtoi se nuk kishte kuptuar që njerëzit nuk e dinin këtë për të, duke u shprehur me humor dhe sinqeritet për identitetin e saj.