Jorida Tabaku është shembulli i gruas politikane, të përkushtuar dhe shumë energjike e cila pas takimit të një dite më herët në Mal të zi me presidentin e “European People’s Party” Manfred Weber për Ballkanin Perëndimor në Podgoricë, ka zvilluar dhe dy takime të rëndësishme ditën e djeshme, ku ka mirëpritur ne Tiranë Nikola Camaj, Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi. Në këtë takim u diskutua mbi rëndësinë strategjike të integrimit europian të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Nëpëmjet një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Tabaku thekson se Integrimi në BE nuk është vetëm një qëllim i përbashkët, por një domosdoshmëri për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit tonë.
Në takimin e rradhës në Tiranë me mbledhjen e degëve Berzhitë, Krrabë, Farkë, Baldushk, Petrelë për betejën e 11 majit, Tabaku lajmëron qytetarët se puna ka nisur dhe do vazhdojë për të arritur fitoren në zgjedhjet që po afrojnë.
Tabaku garon në listat e hapura dhe nuk ka shfaqur asnjë mëri apo frikë, si disa deputetë te tjere të PD-së, duke shfaqur përgjegjshmëri për detyrën dhe elegancë për mënyrën se si qaset ndaj sfidave me të cilat përballet.

