Dash Sula, deputeti historik i PD-së, është lënë jashtë listave nga Sali Berisha edhe pse ka qenë shumë aktiv dhe energjik në Parlament vitet e fundit, duke kritikuar qeverinë.
Duket se ajo që i ka kushtuar më shumë Sulës, ka qenë sipas tij, qëndrimet që ka mbajtur pro SPAK dhe reformës në drejtësi.
“Sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”. Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së.
Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë”, shkruan Sula në rrjetet sociale.
Metamoirfoza e Sulës, nga një deputet që hynte me kobure në stadium për të mbrojtur ekipin e futbollit të Shkumbinit, në një flamurtar të drejtësisë së pavarur dhe të pa kapur nga politika, është për t’u përshëndetur.
Nëse do të kishim sot 140 Dash Sulë në Parlament, nuk do të kishim në polikë as Sali Berishën dhe as Edi Ramën. Bëjini vetë hesapet se cila nga të dyja është me e volitshme.