Policia Rrugore në Vlorë dhe Sarandë ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore urbane dhe interurbane gjatë 10 ditëve të para të qershorit, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit turistik.
Gjatë këtyre kontrolleve janë arrestuar apo proceduar penalisht 16 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Po ashtu, janë vendosur gjithsej 1683 masa administrative për tejkalim shpejtësie, parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mungesë të kaskës mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve, drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe shkelje të tjera.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë gjatë gjithë sezonit veror në të gjithë qarkun Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Intensifikohen kontrollet gjatë 10 ditëve të para të qershorit, arrestohen/procedohen penalisht 16 drejtues mjetesh dhe vihen mbi 1600 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit në zonat turistike, strukturat e Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe në Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në akset kryesore urbane dhe interurbane, gjatë 10 ditëve të para të qershorit.
Kontrollet janë përqendruar në parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për jetën e përdoruesve të rrugës, si dhe në garantimin e një ambienti të sigurtë për qytetarët dhe vizitorët që frekuentojnë bregdetin.
Si rezultat i kontrolleve, u arrestuan/proceduan gjithsej 16 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, janë vënë 1683 masa administrative, për shkelje të tilla si: tejkalimi i shpejtësisë, parakalime të gabuara, mosvënia e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, si dhe shkelje të tjera në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor.
Strukturat e Policisë Rrugore do të vijojnë kontrollet e shtuara gjatë gjithë sezonit veror, në të gjithë qarkun Vlorë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.