Nga data 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Pas rikthimit të kësaj marrëveshje nuk do të ketë më kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Marrëveshja parashikon që qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të kalojnë lirshëm në kufi, pa qenë nevoja e regjistrimit apo e procedurave përkatëse në pikat policore kufitare. Në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës pati fluks të shtuar të udhëtarëve.
Sipas statistikave të fundit nga Dogana e Morinës gjatë mesditës së të shtunës (26 prill) në Shqipëri hynë 4,291 udhëtarë dhe 2,036 automjete.
Ndërsa në dalje u regjistruan 3,834 udhëtarë dhe 1,967 automjete.
