Gazeta prestigjioze amerikane New York Times ka përfshirë Dhërmiun në listën e destinacioneve më të mira turistike globale për verën 2025, duke e cilësuar si një alternativë të qetë dhe tërheqëse ndaj plazheve të mbipopulluara të Kroacisë dhe Greqisë. Në artikullin e shkruar nga Gabe Castro-Root, theksohet se në kohë temperaturash përvëluese, Dhërmiu mbetet një zgjedhje ideale për adhuruesit e diellit, detit dhe muzikës.
Plazhi rreth një kilometër i gjatë ofron jo vetëm shezlongë dhe gjire të izoluara shkëmbore, por edhe një atmosferë festive me festivale muzikore gjatë gjithë verës. Aktivitetet si kajaku, zhytja me maskë dhe eksplorimi i rrënojave të një avioni sovjetik pranë Dhrimadhes e bëjnë zonën edhe më të veçantë. Pamjet panoramike nga shtigjet e ecjes dhe ullishtat, si dhe silueta mahnitëse e maleve Kerautine, kompletojnë eksperiencën unike që ofron Riviera Shqiptare.