FLASH :

Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë e plotë për sulmin në Doha! Avionë dhe dronë për të bombarduar liderët e Hamasit

Izraeli mori përgjegjësinë e plotë pas sulmit në Doha të Katarit, duke konfirmuar se shënjestrat ishin grupi negociator i Hamasit.

“Veprimi i sotëm kundër udhëheqësve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion plotësisht i pavarur izraelit”, deklaroi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pas sulmit të paprecedentë të IDF-së në Doha.

“Izraeli e nisi atë, Izraeli e udhëhoqi dhe Izraeli merr përgjegjësi të plotë”, thuhej në deklaratë, informon “La Repubblica”.

Për të realizuar këtë sulm ku njoftohet se janë vrarë të paktën 3 nga krerët e Hamasit dhe përflitet gjithashtu për të katërtin, kryenegociatorin e grupit, Izraeli vendosi avionë luftarakë dhe dronë.

Avionët luftarakë, pasi fluturuan 1,800 kilometra, hodhën bomba të rënda mbi ndërtesën ku po takohej udhëheqja e grupit militant palestinez.