Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pësuar një helmim ushqimor dhe aktualisht po rikuperohet në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë për të paktën tre ditë nën mbikëqyrje mjekësore. Sipas zyrës së tij, 75-vjeçari është diagnostikuar me inflamacion të zorrëve dhe dehidratim pas një nate me komplikacione shëndetësore.
Pavarësisht gjendjes, Netanyahu pritet të vazhdojë të drejtojë punët e qeverisë në distancë, ndërsa po merr trajtim me serume dhe pushim të detyruar. Kryeministri ka pasur probleme të mëhershme shëndetësore: vitin e kaluar iu vendos një pacemaker (stimulator kardiak), ndërsa në dhjetor 2023 iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e prostatës pas një infeksioni urinar të komplikuar. Gjendja aktuale mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipi i tij mjekësor.