FLASH:

Netanjahu: Fitorja ndaj Hamasit, “prioritet kryesor”

Sipas mediave izraelite kryeministri Netanjahu mendon se fitorja ndaj grupit terrorist Hamas është më e rëndësishme sesa lirimi i pengjeve të mbetura. Të afërmit e pengjeve reaguan me tmerr ndaj deklaratës.

Sipas mediave izraelite kryeministri Benjamin Netanyahu e konsideron fitoren ndaj Hamasit më të rëndësishme sesa kthimin e pengjeve të rrëmbyera nga grupi terrorist. Lirimi i të dëbuarve është “një qëllim shumë i rëndësishëm”, tha ai, për mediat në Jerusalem. Sipas gazetës izraelite Haaretz “qëllimi përfundimtar”, është fitorja ndaj armiqve të Izraelit.

Sipas informacioneve nga Izraeli në Rripin e Gazës vazhdojnë të mbahen 24 pengje dhe 35 trupa të të rrëmbyerve. Të afërmit e pengjeve e kanë akuzuar prej kohësh Netanjahun se me operacionet ushtarake rrezikon jetën e atyre që janë rrëmbyer.

Mediat njoftojnë po ashtu se udhëheqja izraelite pritet të vendosë të premten (02.05) për një zgjerim dhe përshkallëzim të sulmeve në Rripin e Gazës.

Zemërim për deklaratën e Netanjahut

Nëna e njërit prej të rrëmbyeve njoftohet se reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Netanyahut: Meqenëse ai ka qëllime më të rëndësishme sesa lirimi i djalit të saj, i cili mbahet prej një viti e gjysmë i lidhur me zinxhirë dhe është i detyruar të pijë ujë nga WC-ja, qëllimi i saj tani është të rrëzojë kreun e qeverisë izraelite në mënyrë që t’i rikthehet djali, tha ajo për mediat.

Edhe Forumi i Familjeve të Pengjeve reagoi me tmerr. Kthimi i të rrëmbyerve nuk është më pak i rëndësishëm, por qëllimi kryesor për të cilin duhet të përpiqet qeveria izraelite, tha ky forum në një deklaratë. Të afërmit e të rrëmbyerve janë të shqetësuar.