FLASH :

Nëse Soros qëndronka pas SPAK, pse e arrestoi SPAK Veliajn e Soros?

Shumë teori konspirative qarkullojnë për arrestimin e Erion Veliajt me urdher të SPAK.

Më absurdja, është shashka e hedhur në debatoin politik në SHBA për konsum të brendshëm, dhe e huazuar nga opozita shqiptare me shperesën e kotë se do t’i “shpëtojnë Amerikanët” nga një mijë zullumet. Kjo teori thotë se Fondacioni Soros qëndronka pas një mijë e një allishverisheve, përfshi këtu edhe telekomandimin e SPAK në Shqipëri. Pra një fondacion dhe jo vetë shteti amerikan!?

Por nëse është kështu, si ka mundësi që SPAK-u i “Sorosit”, arrestoi Velinë e “Sorosit”.

Në fakt, Alex Soros, ngeli në Shqipëri e Tiranë vitet e fuindit, saqë nisën të qarkullojnë edhe anekdoda, se lali e dërgonte Ajolën nga mamaja, kur u vinte Alexi për vizitë në shtëpi.

Të jetë vallë një krisje sentimentale ajo që solli hakmarrjen Sorosiane të Spak-ut ndaj Veliajt?

Këtë vetëm “babalet” e opozitës mund ta fantazojnë.

Janë po këta babale, që kur e kuptojnë sa absurd është ky hamendësim, më pas kalojnë te pirueta tjetër, se në fakt Veliaj e ka nga Rama dhe jo nga Alexi këtë që po i ndodh.

Pra sipas tyre është Rama konjuktura e vërtetë sorosiane dhe jo Veliaj.

Kështu shpresonin edhe në mandatin e parë të Trumpit, se do tu vinin në ndihmë “aleatët perëndimorë”. Por ky zbarkim i supozuar nuk ndodhi, jo në Normandi, por as në Gjirin e Lalzit, ku struket klasa e korruptuar politike.

Kështu pritet të ndodhë edhe kësaj here, jo se e thotë Rama, por sepse drejtësia në Shqipëri mbështetet nga politika e jashtme e shteteve të Bashkuara, dhe jo nga ndonjë fondacion, dhe as parti. Rama në fakt është vetë në shënjestër, pasi ka 12 vjet që e drejton vendin, me standardin se për projekte mbi 5 milionë euro, duhet takuar Olsi më parë.

Por kur je një vend i vogël, edhe mentalitetin dhe metrin e gjykimit, nuk e çon dot përtej përmasave të ngushta të rrethit e sojit tënd. I gjykojnë Shtetet e Bashkuara, si të ishin llumi i politikës shqiptare.

Ndërkohë që për SHBA, korrupsioni është një çështjë e sigurisë kombëtare dhe nuk ndryshon si prioritet, sa herë që ndryshon një administratë, qoftë kjo republikane, apo demokrate.

Shqipopolitikot duhet të kuptojnë se gjërat nuk ndryshojnë në shtetet e mëdha, si ligji i arsimit në Shqipëri, që ndryshon me të rënë të lapsit, sa herë që ndonjë pronar universiteti, arrin të lobojë me oratori të mprehtë pranë kryeministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *